|
Që nga dhjetori 2007, nëpërmjet një marrëveshjeje franchise, Grupi Dudaj ka fituar të drejtën e zbatimit të sistemit më të fuqishëm ndërkombëtar në tregun e ndërmjetësimit të pronave të paluajtshme që është sistemi CENTURY 21®. Pas një pune të gjatë për implementimin sa më të mirë të këtij sistemi, më 29 shtator 2008 u bë e njohur publikisht prania e Sistemit CENTURY 21® në Shqipëri, duke zgjuar një interesim të madh në media dhe në grupet e interesuara të fushës. “Prezantimi i CENTURY 21® në Shqipëri përbën një arritje të shkëlqyer për mua personalisht dhe për ekipin tonë”, - deklaroi Z. Besnik Dudaj, President i CENTURY 21 Albania. “Jemi mjaft entuziastë të ofrojmë të gjitha burimet cilësore që sigurohen nga marka CENTURY 21®, me qëllim që të ndihmojmë dhe mbështesim klientët tanë për të blerë shtëpinë e ëndrrave të tyre.”
“Përfshirja e markës sonë në tregun shqiptar të pasurive të patundshme është një nismë frymëzuese dhe tregon vendosmërinë tonë për të rritur në nivel ndërkombëtar franchise-n tonë, përmes profesionistëve tanë të talentuar dhe sipërmarrës lokalë“, - u shpreh Z. Tom Kunz, President dhe Drejtor Ekzekutiv i CENTURY 21 Real Estate LLC. "Jemi të nderuar që tashmë Z. Besnik Dudaj dhe DUDAJ GROUP janë pjesë e rrjetit tonë global, ndërkohë që ne hedhim themelet e markës CENTURY 21® në Shqipëri".
Sistemi global i ndërmjetësimit të Pasurive të Paluajtshme CENTURY 21® është sjellë në Shqipëri nga Grupi Dudaj, i cili operon me sukses në tregun shqiptar që prej vitit 1993, duke krijuar e drejtuar me largpamësi biznese mjaft interesante.
|